Mushtisht: 20 Mars, marsh protestues

19.03.2019

Këshilli i të rinjëve të fshatit Mushtisht për ditën e nesërme ka organizuar Marsh Protestues kundër vrasjeve dhe nivelit të ulët të sigurisë në punë. Përmes një njoftimi këshilli ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës që të marrin pjesë në marshin protestues paqësor. Marshi është organizuar si shenjë revolte për vdekjet e […]

Mushtisht: 20 Mars, marsh protestues Foto: Ilustrim

Këshilli i të rinjëve të fshatit Mushtisht për ditën e nesërme ka organizuar Marsh Protestues kundër vrasjeve dhe nivelit të ulët të sigurisë në punë.

Përmes një njoftimi këshilli ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës që të marrin pjesë në marshin protestues paqësor. Marshi është organizuar si shenjë revolte për vdekjet e fundit të bashkëvendasëve, vrasjeve dhe sigurisë.

Marshi do të mbahet të Mërkurën (20 Mars) duke filluar nga ora 12:00. Revoltimi i qytetarëve ka ardhur si pasojë e vdekjes së të riut Krenar Jemini në vendin e punës dhe vrasjes së Jetmir Aliajt të dielën në vendin e tij të punës.