Muharremaj politikani i parë në Kosovë që sfidon lojërat e fatit
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj filloi peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Me mbështetjen e të gjitha partive politike, asambleistëve, bashkësive fetare, të Komunës së Suharekës, kryetari Muharremaj ka filluar nënshkrimin e peticionit. Qytetarët e komunës së Suharekës kanë mundësi të dëshmojnë se janë kundër…
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj filloi peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Me mbështetjen e të gjitha partive politike, asambleistëve, bashkësive fetare, të Komunës së Suharekës, kryetari Muharremaj ka filluar nënshkrimin e peticionit.

Qytetarët e komunës së Suharekës kanë mundësi të dëshmojnë se janë kundër ligjit të lojërave të fatit.
Peticioni zyrtarisht filloi nga ora 11:00, ku ftohen të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

Po ashtu, Muharremaj ka kërkuar edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjiten apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.

Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite