Moti sot, temperaturat deri 35 gradë

17.08.2022

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës. Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius. […]

Moti sot, temperaturat deri 35 gradë Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq, nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.