Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura dhe vende–vende me shi dhe stuhi lokale.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë dhe kontakti direkt me diellin, mundësisht të jetë i kufizuar. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të qëndrojë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.