Moti sot kryesisht me shi

23.04.2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu.

Moti sot kryesisht me shi Foto: Ilustrim

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.