Moti në Kosovë me diell e vranësira

08.02.2024

Në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e vranësira dhe me erëra nga jugperëndimi.

Moti në Kosovë me diell e vranësira Foto: Ilustrim

Në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e vranësira dhe me erëra nga jugperëndimi.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore, ndërsa rrallë në disa vise në Dukagjin mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Minimalja parashihet rreth 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 16 gradë Ceslius.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.