Moti me vranësira e me diell

28.05.2024

Në Kosovë sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

Moti me vranësira e me diell Foto: Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile. Fillimi i qershorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.