Moti i ftohët përfshin gjithë Kosovën

07.01.2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ftohtë kryesisht i vranët me intervale të shkurta kohore me diell, por do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar, ku në Komunën e Suharekës do të ketë temperatura të ulëta deri në -14°C. Moti në përgjithësi në…

Moti i ftohët përfshin gjithë Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ftohtë kryesisht i vranët me intervale të shkurta kohore me diell, por do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar, ku në Komunën e Suharekës do të ketë temperatura të ulëta deri në -14°C.

Moti në përgjithësi në Kosovë do të jetë me vranësira të cilat do të shoqërohen pothuajse qdo herë me reshje bore me intensitet mesatar.

Temperaturat të cilat do të jenë në Kosovë në këtë javë, temperatura në ditën e sotme do të jenë deri në rreth -14°C, kurse ditëve të tjera do të parashihen temperatura -4 deri në 0°C.

Këto temperatura të ulëta mund të ndryshojnë pas gjysmës së dytë të muajit, ku mund të krijohen kushte për rritje të temperaturav, por reshjet nuk do të mungojnë në këtë muaj do të jenë aktive. Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja.

Dita e mërkurë do të sjellë edhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. 15 ditëshi i parë i janarit do jetë i kthjellët dhe me reshje të pakta.

Etiketat

Ofertat e fundit