Moti gjatë fundjavës

Moti në fundjavë parashikohet kryesisht me diell dhe me temperatura në rënie të lehtë, ndërsa javën e ardhshme vala e të nxehtit do të prekë edhe vendin tonë.

Për sot parashihet mot i kthjellët dhe me diell. Minimalet do të luhaten nga 11C deri në 12C, e ato maksimale nga 26C deri në 28C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.