‘Moskomunikim total mes LDK-së e PDK-së’

29.07.2019

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” ka pohuar që është i vërtetë moskomunikimi total në mes të PDK-së dhe LDK-së. Haziri poashtu tha që kanë refuzuar çdo takim me nivelet e PDK-së duke mos i pranuar as ndërmjetësuesit. “As nuk është diskutuar. Për herë të […]

‘Moskomunikim total mes LDK-së e PDK-së’ Foto: Ilustrim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” ka pohuar që është i vërtetë moskomunikimi total në mes të PDK-së dhe LDK-së.

Haziri poashtu tha që kanë refuzuar çdo takim me nivelet e PDK-së duke mos i pranuar as ndërmjetësuesit.

“As nuk është diskutuar. Për herë të parë në histori të pasluftës në Kosovë mund të them lirshëm që një moskomunikim total mes LDK-së dhe PDK-së është i vërtetë. Nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Ne nuk kemi pranuar që të takohemi në asnjë nivel me PDK-në dhe nuk i kemi pranuar as ndërmjetësuesit që na i kanë dërguar për të biseduar për çështje të caktuara.”

” Ne sillemi karshi shtetit me kulturën e shtetformuesit, e respektojmë Kushtetutën, institucionet e Republikës, partitë politike, nuk kemi armiqësi me askënd, por kemi rregulla dhe parime, të cilat nuk i kalojmë më për asnjë situatë. LDK-ja ka dhënë tepër shumë dhe pret rolin e saj ta vlerësojnë të tjerët ndryshe”, ka thënë Haziri në një intervistë për “Zërin”.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler