Miratohet platforma për dialogun me Serbinë në Kuvend

07.03.2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo Platformë për dialogun ka marrë 61 vota për dhe 1 abstenim nga deputetët e Kuvendit, ndërkaq opozita e ka bojkotuar këtë. Kuvendi i Kosovës, më herët ka miratuar…

Miratohet platforma për dialogun me Serbinë në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo Platformë për dialogun ka marrë 61 vota për dhe 1 abstenim nga deputetët e Kuvendit, ndërkaq opozita e ka bojkotuar këtë.

Kuvendi i Kosovës, më herët ka miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, me 58 vota për dhe 3 abstenime.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që aprovimi i platformës në Kuvend t’i hapë rrugë suspendimit të taksës.

Ndërkaq opozita, platformën e ka quajtur si dokumentin më absurd që mund të vijë në Kuvend.


Etiketat

Ofertat e fundit