Miratohet buxheti i vitit 2019
Është pothuajse ora 2 e mesnatës ku me 65 vota për ka kaluar në Kuvend shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2019. Në seancën që zgjati më shumë se 14 orë, arriti të votohet edhe buxheti duke evituar kështu krizë institucionale sa i përket buxhetit dhe pagave në sektorin publik. Buxhetin e […]
Është pothuajse ora 2 e mesnatës ku me 65 vota për ka kaluar në Kuvend shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2019.
Në seancën që zgjati më shumë se 14 orë, arriti të votohet edhe buxheti duke evituar kështu krizë institucionale sa i përket buxhetit dhe pagave në sektorin publik.
Buxhetin e votoi edhe Partia Socialdemokrate që kishte vendosur disa kushte për votën e saj, tre prej të cilave u përmbushën sot.
Ky buxhet që arrinë vlerën prej 2.3 miliardë euro është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë qenë kundër dhe se janë deklaruar që në fillim se nuk do ta votojnë.
Ndërsa, deputetët e PSD-së e kanë votuar këtë buxhet pasi kërkesa e tyre për shkarkimin e Ministrit serb, Nenad Rikalo është realizuar, ku sot Kryeministri Haradinaj e ka liruar nga pozita e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.