Çlirim Gashi
28.03.2019, 18:43

Milaim Zeka kundër mbylljes së kazinove

Deputeti i partisë NISMA, Milaim Zeka gjatë seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit, ai tha se ky është një ligj antibiznes, 15 mijë qytetarë mbesin pa punë.

Milaim Zeka në debatin që është duke mbajtur për ndalimin e lojërave të fatit, ka thënë që ai nuk do të votojë një ligj të tillë,

Po ashtu, Zeka tha se: “Ja kemi larguar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro, që me ato kishim bë çdo fshat të Kosovës nga 1 çerdhe, i kemi dërguar mesazh botës së badihava nxjerr licenca për një biznes, sepse qeveria me deputetë bëjnë rezolutë dhe ta marrin licencën”.

Ndër të tjerash, Milaim Zeka tha se: “Ju bëj ftesë deputeteve, reflektoni mendoni, mos të votojmë një ligj që është antibiznes, antiligjor që i len pa papunë 15 mijë qytetarë të Kosovës. Unë kurrë nuk e votoj një ligj të tillë”.