Mësimdhënësit hyn në javën e tretë të grevës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me pajtimin e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, kanë hyrë në javën e tretë të grevës, ku paralajmëruan se kjo grevë do të zgjasë, deri sa Qeveria e Kosovës të marrë masa ndaj kërkesave tona. Sipas Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ende asnjë marrëveshje […]
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me pajtimin e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, kanë hyrë në javën e tretë të grevës, ku paralajmëruan se kjo grevë do të zgjasë, deri sa Qeveria e Kosovës të marrë masa ndaj kërkesave tona.
Sipas Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ende asnjë marrëveshje nuk është arritur në mes SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, për kërkesat e tyre, për rritjen e koeficientit të pagës deri në 30%.
Kryetari i SBAShK-ut tha se: “Greva do të vazhdojë. Ne jemi optimist se komisioni parlamentar për administratë duke punuar dhe duke parë situatën, do të veprojnë si duhet, ose do ta realizojnë kërkesën tonë, ose do ta tërhiqnin ligjin, që pastaj të punohet në të me koka të ftohta”.
Sipas, statistikave thuhet se më shumë 350 mijë nxënës dhe rreth 110 mijë studentë, janë duke ndenjur në shtëpi për shkak të grevës së mësimdhënësve, kurse këshilli i prindërve ka deklaruar se kjo grevë po dëmton nxënësit si dhe po i humbet e drejta e arsimimit, po ashtu ata paralajmëruan protestë në ditën e martë nëse greva nuk ndërpritet.