Merret vendimi për Lotarinë e Kosovës

  • 28.03.2019, 21:31

Sot gjatë seancës të jashtëzakonshme për shfuqizimin e ligjit të lojërave të fatit, deputetët votuan që të gjitha pikat e lojërave të fatit në Kosovë të mbyllen, duke përfshirë edhe Lotarinë e Kosovës.

Shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit u votua nga të gjithë deputetët, ku 69 vota ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kurse edhe Lotaria e Kosovës u kërkua nga deputetët që të mbyllet, por është marrë vendimi që kjo lotari të mbyllet përkohësisht.

Deputetët janë pajtuar që edhe Lotaria e Kosovës të mbyllet deri në një vendim dhe ligj të ri nga ana e Qeverisë së Kosovës, pastaj ajo mund të rikthehet funksionalitet dhe punës së saj, ku qytetarët mund ta provojnë fatin e tyre sikurse më herët.

Ismajl Kurteshi, deputeti i LVV, kërkoi që edhe lotaria e Kosovës të mbyllet deri sa Qeveria e Kosovës të projektojë një ligj të ri.

Po ashtu, edhe vëllau i Kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka thënë se edhe kjo lotari të mbyllet deri në një ligj të ri nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Edhe deputeti i LDK-së me këtë është pajtuar, i cili është edhe kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku.

Lotaria e Kosovës pritet të bëhet funksionale pasi që Qeveria e Haradinaj, të projektojë një ligj të ri, domethënë është e mbyllur përkohësisht.

Të tjera