Më 26 prill Vetëvendosje në protestë!
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore më 26 prill. Kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, pasi me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë. Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. “Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i…
Foto: ????????????????????????????????????
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore më 26 prill.
Kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, pasi me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë.
Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë.
“Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike”.
“Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, ky iu frikësohet atyre. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ministra kaq shumë të korruptuar”.
“Mirëpo, asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe, ky i druhet cilitdo, pra secilit, prej tyre”.
“Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin”.
“Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë”, ka thënë ai.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite