Më 1 maj protestë kundër vdekjeve në vendin e punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.

Në vitin 2018 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”. 

V. B., 27-vjeçar nga Mitrovica, është viktima e tretë për këtë vit i cili të hënën humbi jetën në vendin e tij të punës. Ai ishte duke punuar në objektin e ish-hotelit “Adriatik” bashkë me tre punëtorë të tjerë kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës.

Pikërisht ky rast ka bërë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të fillojë organizimin e protestave për të kërkuar nga institucionet kosovare siguri për punëtorët në sektorin publik dhe atë privat.

Në Suharekë rasti më i frikshëm i 22 vjeqarit, I riu që humbi jetën muaj më parë, ishte djali hasret i pjesëtarit të Policisë së Kosovës, nga Mushtishti i komunës së Suharekës, Krenar Jemini humbi jetën përderisa po punonte në një pompë derivatesh.

Ky rast siç edhe rastet tjera, kur janë në pyetje edhe të hasretit, që ky nuk është rasti i vetëm, dhe nuk do të jetë as i fundit,pasi që pas lufte e deri sot rastet të tilla,humbje jetë në vendin e punës, shumica e të rinjëve dhe disa edhe të vetmit që prindërit i kishin dhe askush deri sot nuk dha përgjegjësi që kjo ndodhë vetëm në shtetin tonë, Kosovë?!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.