Mblidhet Komisioni për Shëndetësi, diskuton masat kundër koronavirusit
Para dy orësh ka nisur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. Temë kryesore është diskutimi rreth masave që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19. Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj nga AAK ka thënë se shkas i thirrjes së kësaj mbledhje ka qenë një konkurs i…
Para dy orësh ka nisur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Temë kryesore është diskutimi rreth masave që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj nga AAK ka thënë se shkas i thirrjes së kësaj mbledhje ka qenë një konkurs i Qeverisë së Serbisë për të punësuar mjekë dhe staf profesionist shëndetësor në Kosovë.
Në këtë mbledhje, që po vazhdon akoma, do të diskutohet edhe për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve që është shndërruar në karantinë.
Temë diskutimi do të jetë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ka cilësuar disa nga masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë si anti-kushtetuese.
Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka deklaruar se po zhvillohet një debat interesant në mes përfaqësuesve të partive parlamentare, pasi ka pikëpamje të ndryshme lidhur me masat që ka ndërmarrë ministria që drejtohet nga Arben Vitia.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite