Mblidhen tri komisione parlamentare

18.10.2023

Tri Komisione parlamentare do të mblidhen sot në mbledhje të ndara. Me fillim nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në këtë takim do të diskutohet mbi çështjet vijuese të Komisionit, raporton Indeksonline. Në ora 11:00 takim do të mbajë Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Në…

Mblidhen tri komisione parlamentare

Tri Komisione parlamentare do të mblidhen sot në mbledhje të ndara.

Me fillim nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë takim do të diskutohet mbi çështjet vijuese të Komisionit, raporton Indeksonline.

Në ora 11:00 takim do të mbajë Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në agjendën e takimit është mes të tjerash edhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Në këtë mbledhje do të raportojnë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mbajë mbledhje në ora 13:30.

Takimi i sotëm i këtij Komisioni do të fokusohet në projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit