Mblidhen dy komisione të Kuvendit të Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione. Ai për Integrime Evropiane, si dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Komisioni për Integrime Evropiane, sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka disa pika nër të cilat edhe :“Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së”, raporton RTKlive.
Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mblidhet në ora 11:00, ku në rend dite, pos tjerash, është edhe “Shqyrtimi i Projektligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur për Media, me raport amandamente të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite