Masën prej 100% e kërkoi Kadri Veseli

22.11.2018

Në fakt, pak minuta pa u marrë vendimi në Qeveri, kryeministri e ka konsultuar në telefon kryeparlamentarin Kadri Veseli si lider i koalicionit dhe në fillim propozimi ka qenë që taksa të vendosej 20% apo maksimum 30%. Kryeparlamentari Veseli e ka ndërprerë për disa minuta takimin me grupin e miqësisë në Belgjikë dhe është dëgjuar […]

Masën prej 100% e kërkoi Kadri Veseli Foto: Ilustrim

Në fakt, pak minuta pa u marrë vendimi në Qeveri, kryeministri e ka konsultuar në telefon kryeparlamentarin Kadri Veseli si lider i koalicionit dhe në fillim propozimi ka qenë që taksa të vendosej 20% apo maksimum 30%.

Kryeparlamentari Veseli e ka ndërprerë për disa minuta takimin me grupin e miqësisë në Belgjikë dhe është dëgjuar duke komunikiar me kryeministrin Haradinaj lidhur me vendimin që pritej ta merrte Qeveria. Nga biseda telefonike e kryeparlamentarit me kryeministrin, Veseli ishte skeptik për propozimet fillestare të kryeministrit që taksa të vendosej prej 30 %.

Kreu i PDK-së është dëgjuar duke i thënë kryeministrit Haradinaj se me masa prej 20 apo 30 përqind vetëm mund të shkaktojë probleme për prodhuesit vendorë për shkak të kontrabandës së mallrave, por edhe mund të ketë ngritje të çmimeve “Këto masa dhe taksa prej 30 përqind nuk janë serioze dhe e dëmtojnë Kosovën. Kije paradyshë se mund të rriten çmimet për qytetarët. Duhet të merren paradyshë edhe reagimet e BE-së por veçanërisht SHBA-së. Nuk duhet të merren vendime vetëm për populizëm. Nëse dojmë me ju përgjigjë agresionit të Serbisë, atëherë më mirë është që taksa të vendoset 100 përqind por kur të vendosësh nuk ka ma kthim mbrapa”, i ka thënë Veseli – Haradinajt në bisedë telefonike nga Brukseli, raportin RTK.

Pas bisedës telefonike me Haradinajn, Veseli ka kontaktuar menjëherë me zëvendëskryeministrin nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj të cilin e ka udhëzuar që ministrat e PDK-së të votojnë vendimin për vendosjem e taksës prej 100%.