Lirohet Gjeneral Sylejman SELIMI
Para pak minutash, pas mbajtjës pa të drejtë për mbi 5 vite dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimi. Lajmin për lirimin e Selimit e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi i cili […]
Para pak minutash, pas mbajtjës pa të drejtë për mbi 5 vite dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimi.
Lajmin për lirimin e Selimit e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi i cili vazhdimisht kishte deklaruar se Sylejman Selimi po mbahej padrejtësisht në burg.
Sylejman Selimi i cili u lirua sot do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10.2020.
Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.