Liria e mediave, Kosova e 70-ta, Shqipëria e 84-ta

Liria e shprehjes, medias dhe informacionit janë të drejta që janë të rrënjosura në mënyrë të prerë në kornizën ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të drejta të tilla janë themelore për të siguruar që qytetarët të jenë të informuar, të japin informacion, të mësojnë në lidhje me proceset e rëndësishme që ndikojnë në jetën e tyre, dhe përfundimisht për të siguruar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga zyrtarët publik.

Të pasurit e ligjeve në kodin e ligjeve nuk garanton detyrimisht një mjedis të lirë të mediave; masa shtesë që parashikojnë monitorim të vazhdueshëm, vlerësim dhe përmirësim janë vendimtare.

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri nga 180 vende e ka renditur Kosovën në vendin e 70 në botë sa i përket lirisë së shtypit.

Sipas të njëjtit raport shqetësim mbeten sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, sulmet në rrjete sociale ndaj mediave në internet si dhe mungesa e transparencës së pronësisë së mediave.

Sipas kësaj organizate në vendin e parë renditet Norvegjia e pasuar nga Finlanda, Danimarka dhe Suedia.

Ndërsa vendet e rajonit qëndrojnë kështu: Shqipëria 84, Serbia 93, Maqedonia Veriore 92, Mali i Zi 105.

RAPORTO