Lëvizja Vetëvendosje ankohet në PZAP
Dje pasdite rreth orës 14:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i 1407 vendvotimeve, kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se janë duke e pritur afatin 24 orësh ligjor për ndonjë ankesë dhe se pastaj të bëhet publikimi i rezultateve të…
Dje pasdite rreth orës 14:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i 1407 vendvotimeve, kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se janë duke e pritur afatin 24 orësh ligjor për ndonjë ankesë dhe se pastaj të bëhet publikimi i rezultateve të rinumërimit.
Ndërsa pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri tani është dorëzuar vetëm një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, kryesuesi i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mul Desku.
Ankesa e Lëvizjes Vetëvendosjes në PZAP ka të bëjë me administrimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa kjo ankesë është duke u shqyrtuar dhe priet që së shpejti të merret vendimi.
“Deri në këto momente kemi pranuar vetëm një ankesë lidhur me administrimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo ankesë është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. Vendimi merret së shpejti dhe me të do të njoftohen pala dhe KQZ-ja. Ankesa tjera nuk ka“, ka thënë Desku.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite