Letra e Amerikës, i ‘trazoi’ liderët shtetëror

Taksa 100% ndaj mallrave serb dhe boshnjake, bëri që shteti aleat Amerika, ti “ç’rregullon” raportet me Kosovën, po ashtu përsëri SHBA-të i dërguan letër liderëve shtetëror që të pezullohet taksa menjëherë ndaj shtetit serb, por sot liderët e shtetit u mblodhën sonte ku mbajtën një takim.

Takimi mes liderëve shtetërorë po mbahet në një restorantë në qendër të Prishtinës, raporton “Zëri”.

Takimi siç bëhet e ditur është duke u mbajtur nga: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu edhe dy zv. kryeministrat, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, këta të tre janë parë duke dalur nga takimi.

Ndërsa, asnjë liderë shtetëror nuk pranoi që të flasë për media, se çfarë kanë biseduar në atë takim.

Në atë takim, ka marrur pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, një ashtu edhe njeriu i cili e vendosi taksën 100% ndaj serbisë, dhe nuk po zmbrapset edhe pse Amerika po insiston që të pezullohe taksa, po ashtu mori pjesë edhe Ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Ky takim u mbajt për shkak që Amerika i dërgoi letër përsëri Kosovës, që të pezullohet taksa, dhe ata deklaruan se nëse nuk pezullohet kjo taksë ndaj Serbisë, raportet mes Kosovës dhe Amerikës nuk do të jenë si dikur.

RAPORTO