LDK nuk pritet të pranojë ofertën e Albin Kurtit

06.01.2020

Orë më parë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka propozuar ministrat e qeverisë së tij nga radhët e LVV’së. Më tutje Kurti ka kërkuar që edhe LDK’ja të dalë me emrat për pjesën e mbetur të ministrive. Mirëpo mbledhjet që kanë filluar të grupit parlamentar të LDK’së dhe kryesisë të kësaj…

LDK nuk pritet të pranojë ofertën e Albin Kurtit Foto: Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Orë më parë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka propozuar ministrat e qeverisë së tij nga radhët e LVV’së.

Më tutje Kurti ka kërkuar që edhe LDK’ja të dalë me emrat për pjesën e mbetur të ministrive.

Mirëpo mbledhjet që kanë filluar të grupit parlamentar të LDK’së dhe kryesisë të kësaj partie pritët vetëm t’i betonojnë edhe më shumë qëndrimet e tyre, karshi koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse baraspesha e postit të kryeparlamentarit ku tani e mban Glauk Konjufca nuk pritet që të ndahen ministritë në mënyrë të barabarët, apo edhe LDK’ja të marrë një ministri më shumë.

Të paktën kështu thotë për KosovaPress, njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj.

Dehmasaj thotë se takimi konsultativ i liderit të LVV-së dhe pretendentin për kryeministër, Albin Kurti me presidentin, Hashim Thaçi pritët të jetë i zakonshëm, por që fokusi duhet të jetë tek vendimet që mund të marrë LDK sot.

“Nuk ka pas shkëndija të tilla që LDK mundet me lëshu pe, edhe pse mundet me ndodhë kjo. VV mundet me pas kryetarin e kuvendit, dhe me i ia jep numrin më të madh të ministrive LDK-së, Por nuk ka pas asnjë indikacion që diçka e tillë pritët të ndodhë”, thotë ai.

Etiketat

Ofertat e fundit