LDK dorëzon nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit

LDK dorëzon nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar sot nënshkrimet e 25 deputetëve nga radhët e saj për seancën e datës 22 Gushtit, për shpërndarjen e Kuvendit.

Lajmin për dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të LDK-së e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.

Hoti është i bindur se seanca e 22 gushtit do t’i jepë fund kësaj legjislature.

Po ashtu, Hoti tha se zgjedhjet duhet të caktohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Postimi i plotë i Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit në Facebook:
Sipas dakordimit të arritur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, dje kemi dorëzuar nënshkrimet e 25 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së. Seanca e datës 22 gusht 2019 do të jetë seanca e fundit e kesaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më parë që është e mundshme, brenda afatit kushtetues.

Kujtojmë se një gjë të tillë e kishin bërë edhe Nisma, Vetëvendosje si dhe Partia Socialdemokrate (PSD).

RAPORTO