Ky vit është vit i ekonomisë për Kosovën

10.01.2019

Ramush Haradinaj, kryeministri i Republikës së Kosovës, zhvilloi një takim në Odën Amerikane, dhe në atë takim shteti i Kosovës u zotua që viti 2019 do të jetë viti i Ekonomisë, këtë njoftim e bëri të ditur Zyra e Kryeministrit. Në këtë takim morën pjesë shumë zyrtarë dhe sipërmarrës dhe përfaqësues të biznesëve amerikane. Ramush […]

Ky vit është vit i ekonomisë për Kosovën Foto: Ilustrim

Ramush Haradinaj, kryeministri i Republikës së Kosovës, zhvilloi një takim në Odën Amerikane, dhe në atë takim shteti i Kosovës u zotua që viti 2019 do të jetë viti i Ekonomisë, këtë njoftim e bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim morën pjesë shumë zyrtarë dhe sipërmarrës dhe përfaqësues të biznesëve amerikane. Ramush Haradinaj tha se: “Do të punoj pa asnjë hezitim për temat e ekonomisë”.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës tha se gjatë vitit të kaluar në Kosovë ka pasur disa punë rreth aspektit legjislativ ku janë realizuar dhe infrastruktura e vendit, e ligjit dhe sigurisë e cila u përmbyll me formimin e ushtrisë, po ashtu kryeministri i Kosovës tha se fokusi i Qeverisë do të jetë në ekonomi dhe në këtë drejtim do të angazhohemi pa asnjë hezitim.

Kryeministri i Republikës së Kosovës theksoi se “E kemi përzgjedhur që ta vizitojmë sot Odën Ekonomike Amerikane si mekanizëm jo qeveritar por edhe për shkak të vlerës  së gjithë juve por edhe porosisë që e çoni si institucion, për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës e Amerikës. Angazhimi juaj është interes i shumanshëm i vendit tonë dhe unë ju përgëzoj për një vit të mbarë pune”.

Po ashtu, Haradinaj shtoi se gjatë këtij viti do të punohet për shkak që të shkurtohet koha e komunikimit të ndërsjellë mes palëve që akterët ekonomik ta kenë mundësin të komunikojnë me akterët e tjerë po ashtu edhe me Qeverinë, njofton “Zëri”.

“Qëllimi i këtij mobilizimi është që të mos iu vonohet ndonjë proces i komunikimit dhe u bëjë thirrje që të jeni sa më të hapur në lidhje me tema të ndryshme që i përfaqësoni”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke ritheksuar edhe njëherë se ky është një vit i ekonomisë dhe të gjithë mekanizmat institucionalë, ministritë, agjencitë por edhe Komunat, të gjithë do të jenë funksion të ngritjes ekonomike.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj tha se inkurajon Odën Ekonomike Amerikane, por edhe mekanizmat e  tjerë ekonomikë, që të bëhen partnerë të Qeverisë në identifikimin e të gjitha pengesave, për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.