Çlirim Gashi
28.03.2019, 17:03

Kuvendi pro zëvendësimit të orëve, SBASHK-u kundër!

Sot gjatë seancës të jashtëzakonshme lidhur me vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura, Kuvendi propozoi që këto orë të zëvendësohen sipas vendimit të MASHT-it, por SBASHK-u nuk po zmbrapset nga vendimet e saj për moszëvendësimin e orëve të humbura.

Sipas Kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ministria e Arsimit po shkel keq në të drejtën e fëmijëve.

Jasharaj theksoi se pavarësisht vendimit të Kuvendit, javën tjetër mësimdhënësit dhe fëmijët do të jenë në pushim pranveror.

Pas këtij vendimit nga Kuvendi i Kosovës, SBASHK-u përsëri nuk do të përfillë vendimin e ministrit të arsimit Shyqiri Bytyqi që të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës së janarit.

Jashari thotë se MAShT-i po shkel keq në të drejtën e fëmijëve për të pasur pushimin e tyre pranveror, të garantuar me kalendarin shkollor për vitin 2019-2020.

Teksa mohon se të njëjtën po e bënë edhe SBAShK-u me këmbënguljen për të mos kompensuar orët e humbura. 

Jasharaj theksoi se këtu nuk është çështje inatesh apo individësh, sepse sipas tij edhe gjatë grevës, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka sjellë vendim duke u bazuar në kërkesat e mësimdhënësve të Kosovës, se orët e humbura në grevë mos të zëvendësohen.

“Pjesa dërrmuese e mësimdhënësve të Kosovës dhe shkollave do të shkojnë në pushim pranveror”, tha ai.

Më tutje Jasharaj tha se: “Aq më tepër, përpara shumë janë thirrur në të drejtat e nxënësve, unë po e them, pikërisht këtu shkelen të drejtat ë fëmijëve, ngase edhe me kalendarin shkollor ëpr vitin 2019 është paraparë ky pushim, pasi përfundon një etapë mësimore. Fëmijët e meritojnë një pushim”.

Po ashtu, ai e përsëriti edhe njëherë se pa dalur Gjykata Themelore në Prishtinë, me ndonjë vendim për orët e humbura ne nuk do të zmbrapsemi.

Ndërkohë Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se: “Ne jemi habitur me vendimin e ministrit Bytyqi, nuk është këshilluar asnjëherë me ne për orët e humbura, dhe ka dalë me vendimin e tij, për të cilin konsiderojmë jo i mbështetur në ligj dhe siç dihet ne ngritëm padi dhe po presim që gjykata të sjellë vendim meritor. E kam thënë edhe publikisht, që SBAShK-u do të veprojë ashtu siç thotë Gjykata themelore në Prishtinë. Por, deri atëherë, as të shtunave, as pushimit pranveror, nuk do të ketë zëvendësim apo kompensim të orëve të humbura në grevë”.

Po ashtu, Jasharaj tha se vendimit për zëvendësimin e orëve të humbura duhet të ndërprehet, sepse humbet kuptimi i grevave.

Por, Jasharaj nuk e mohoi mundësinë që nëse mësimdhënësit vendosin të mbajnë orët shtesë, kreu i SBASHK-ut tha se do t’i duartrokasë ata.