Kushtet e partive për presidentin

29.07.2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se këtë javë do të nisë konsultimet me drejtuesit e subjekteve politike në vend, gati dy javë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale. Megjithatë, para takimit me të parin e shtetit zyrtarët e partive politike thonë se do […]

Kushtet e partive për presidentin Foto: Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se këtë javë do të nisë konsultimet me drejtuesit e subjekteve politike në vend, gati dy javë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Megjithatë, para takimit me të parin e shtetit zyrtarët e partive politike thonë se do të diskutojnë vetëm për datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend, por jo për një mandatar të ri për udhëheqjen e Qeverisë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, shkruan gazeta Zëri.

Opozita po dyshon se presidenti Hashim Thaçi bashkë me ish-partiakët e tij (PDK) po synojnë ta gjejnë një mandatar të ri për ta udhëhequr Qeverinë, për ta shmangur shkuarjen e Kosovës në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që, siç thonë ata, zgjedhjet nuk po i konvenojnë PDK-së.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler