Kurti udhëton drejt Bukureshtit

06.04.2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Kurti udhëton drejt Bukureshtit Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.