Kurti sot takohet me liderët e opozitës

08.11.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri. Ftesës për takimsot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Zëdhënës i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se […]

Kurti sot takohet me liderët e opozitës Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri.

Ftesës për takimsot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zëdhënës i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar një ftesë nga kryeministri dhe se është konfirmuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërsa, sipas zëdhënësit të AAK-së, Lulzim Blakës, “tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit”.

“Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim”, theksoi Blaka.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të ketë harmonizim të veprimeve institucionale për situatën e krijuar në Veri.

Përmes një letre të dërguar të hënën nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai ka thënë se koordinimi mes pushtetit dhe opozitës është i rëndësishëm.

“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, jua shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, thuhet në letrën e Krasniqit.