Kurti: Përhapja e variantit Delta është eksplozive – vaksinohuni!

10.09.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID ka arritur shifrën prej një milion. Sipas kryeministri Kurti, dy të tretat e këtyre vaksinave janë për ata që kanë marrur së paku një dozë, ndërsa një […]

Kurti: Përhapja e variantit Delta është eksplozive – vaksinohuni! Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID ka arritur shifrën prej një milion.

Sipas kryeministri Kurti, dy të tretat e këtyre vaksinave janë për ata që kanë marrur së paku një dozë, ndërsa një e treta për ata me dy doza.

Po ashtu, ai ka shtuar se vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur Qeveria kanë filluar të japin rezultate.

Gjithashtu, Kurti ka theksuar se brenda javës së fundit në vendin tonë ka rënie të rasteve aktive në 25 për qind (%).

“Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët, do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë edhe sot kemi vepruar me rekomandimet e IKSHPK-së.

“Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Eksperët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, tha ai.

“Përhapja e variantit Delta nuk është progresive por eksplozive. Infektimi sjell rrezik të lartë dhe vaksinimi e zvogëlon atë rrezik deri në 95%. Vaksinimi dhe testimi, maskat, distanca dhe higjiena, na mundësojnë dhe sigurojnë daljen nga kriza e pandemisë nga kjo emergjencë shëndetësore”, ka thënë kryeminstri Kurti.