Kurti për emërtimin e Arben Vitisë: E treta e vërteta mbase…
Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së mërkurë deklaroi se shumë shpejtë do ta kenë qëndrim lidhur me vendimin e organit shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), që lejon blerjen e barnave pa autorizim marketing, por u shpreh se presin që zbatimi i ligjit dhe i rregullave të jetë në shërbim të interesit publik. Ai, në konferencë…
Foto: KOSOVA BAŞBAKANI ALBİN KURTİ (ERCAN KASAP/PRİŞTİNE-İHA)
Kosova'da korona virüsünün yayılmasının ardından Malişeva, Klina ve Vitia kentleri karantina altına alındı. Vaka sayısı ise 5'e yükseldi.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së mërkurë deklaroi se shumë shpejtë do ta kenë qëndrim lidhur me vendimin e organit shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), që lejon blerjen e barnave pa autorizim marketing, por u shpreh se presin që zbatimi i ligjit dhe i rregullave të jetë në shërbim të interesit publik.
Ai, në konferencë për media, tha se është hera e tretë që e emëron ministër të Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe shtoi se mbase, e treta e vërteta.
“Sa i përket vendimit të OSHP-së, ne si qeveri e Republikës nuk është se preferojmë t’i komentojmë vendimet e organeve shtetërore, mirëpo ne presim që zbatimi i ligjit dhe i rregullave të jetë në shërbim të interesit publik.
Tash e kemi e kemi sërish ministër z.Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase…
Andaj, ne duhet padyshim që ta mbrojmë interesin publik, atëherë kur ky nuk është rasti, por për këtë çështje konkrete, besoj që ministria, qeveria shumë shpejt do ta kenë qëndrimin e vet.
Por, unë edhe një herë po e theksoj që po, vendime në përputhje me ligjin dhe rregullat, por gjithmonë në shërbim dhe në interes të publikut.”, u shpreh Kurti.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite