KQZ: Rinumërohen 1240 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 1410 vendvotimeve, i cili ky proces është duke shkuar edhe drejt fundit, ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 1240 vendvotime. Këtë e ka bërë të ditur për GazetënExpress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të […]
Foto: Ilustrim
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 1410 vendvotimeve, i cili ky proces është duke shkuar edhe drejt fundit, ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 1240 vendvotime.
Këtë e ka bërë të ditur për GazetënExpress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi i cili ka thënë se kanë mbetur për t’u rinumëruar vetëm edhe 167 vendvotime.
“Në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera. Pra numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është: 1240 vendvotime apo 88.13%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera”, ka thënë Elezi.