Kosova, sytë kah ndryshimi

05.10.2019

Kemi hyrë edhe zyrtarisht në heshtjen zgjedhore, ku partitë politike dje e përmbyllën fushatën zgjedhore me tubime me qytetarët e Kosovës, ku edhe dje shpalosën programet e tyre qeverisëse. Qytetarët e Kosovës të cilët kanë të drejtë vote nesër pritetë që të shkojnë drejtë kutive të votimit dhe që të vendosin për ndryshimin e kërkuar […]

Kosova, sytë kah ndryshimi Foto: Ilustrim

Kemi hyrë edhe zyrtarisht në heshtjen zgjedhore, ku partitë politike dje e përmbyllën fushatën zgjedhore me tubime me qytetarët e Kosovës, ku edhe dje shpalosën programet e tyre qeverisëse.

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë të drejtë vote nesër pritetë që të shkojnë drejtë kutive të votimit dhe që të vendosin për ndryshimin e kërkuar për vite me radhë, duke votuar të preferuarin e tyre për kryeministër dhe deputetë.

Pasi që qytetarët do të votojnë në këtë mënyrë sovrani do ta japë verdiktin për triumfuesin e zgjedhjeve dhe do të vendosë se kë do ta ndëshkojnë më 6 tetor.

Ndryshe ata që kanë të drejtë vote janë rreth 2 milionë qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe se më 6 tetor pothuajse të gjithë qytetarët do të vendosin se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e ri elektoral. Në këtë ditë do të jenë të angazhuar mbi 30 mijë vëzhgues, të cilët do të kontribuojnë në ruajtjen e votës.

Në mesin e tyre rreth 3 mijë vëzhgues të angazhuar do të jenë vetëm nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV). /zëri/