Kosova merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore
Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova për herë të parë në histori ka marrë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Pacolli me këtë rast tha se ky është një rast që Kosova të tregojë lidership rajonal. “Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë të […]
Foto: Ilustrim
Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova për herë të parë në histori ka marrë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Pacolli me këtë rast tha se ky është një rast që Kosova të tregojë lidership rajonal.
“Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë të rëndësishme. Në takim moren pjesë një numër i madh ministrash të Punëve të Jashtme për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka njoftuar ai.
“Është një moment krenarie për Kosovën dhe mua për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe vendin tonë Kosovën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.