Kosova me “ndikim të ulët” të terrorizmit

05.12.2018

Shteti i Kosovës renditet e 71-ta në grupin e vendeve me ndikim të ulët të terrorizmit, në listën prej 138 vendesh ku terrorizmi ka ndikim. Nga vendet e Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina mban pozitën numër 91, Shqipëra 97, Maqedonia 106, Serbia 116, Mali i Zi 132, Kroacia 137 të gjitha këto në grupin e vendeve […]

Kosova me “ndikim të ulët” të terrorizmit Foto: Ilustrim

Shteti i Kosovës renditet e 71-ta në grupin e vendeve me ndikim të ulët të terrorizmit, në listën prej 138 vendesh ku terrorizmi ka ndikim. Nga vendet e Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina mban pozitën numër 91, Shqipëra 97, Maqedonia 106, Serbia 116, Mali i Zi 132, Kroacia 137 të gjitha këto në grupin e vendeve me ndikim shumë të ulët të terrorizmit.

Kurse, në grupin e vendeve me ndikim më të madh të terrorizmit në botë janë shtetet si: Nigeria, Afganistani dhe Iraku.