Çlirim Gashi
01.04.2019, 13:11

Kosova e para në Evropë, për të keq

Për sa i përket tkurrjes së popullsisë, në vitet e fundit, Kosova e zë vendin e parë në Evropë, kjo vjen sipas të dhënave të një ankete të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).

Këto të dhëna i publikoi mediumi më i madh britanez, TheGuardian, përcjell Telegraf, ku thuhet se gjatë periudhës 2007-2018, Kosova ka pasur një tkurrje të popullsisë prej 15.4%.

Kosova lë pas vetes shumë vende si: Lituania, Letonia, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Serbia, Krocia dhe Shqipëria.

Shumica e vendeve të Evropës Lindore, kanë parë që numri i popullsisë së tyre të bie nga vitet 2007 deri më 2018.

Vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore janë më të rrezikuarat për emigracionin.

Sipas anketës nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), shumë qytetarë të vendeve si: Itali, Spanjë, Rumani, Greqi, Poloni, dhe Hungari, kanë thënë se emigrimi ishte shqetësim më i madh sesa imigrimi.

Ndësa, për sa i përket vendeve të Bashkimit Evropian (BE), thuhet se shteti i Rumanisë ka pasur rënie më të madhe të popullsisë, raporton GazetaBlic.

Sondazhi zbuloi se evropianët janë të shqetësuar për shumë më tepër se migracioni, edhe pse ka dominuar politika dhe diskutimet rreth BE-së gjatë mandatit pesëvjeçar të parlamentit që po largohet. Korrupsioni, nacionalizmi, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike gjithashtu janë në çështje shqetësuese.

“Zgjedhjet e BE-së janë shitur si një fushë beteje në zemër të Evropës”, tha Mark Leonard, drejtor i ECFR, duke shtuar se nacionalistët po përpiqeshin ta kthenin votën në një referendum mbi migracionin.