Kosova e mposhtur nga korrupsioni

09.12.2019

Sot më 9 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e që kjo ditë shënohet edhe në Kosovë. Kosova kritikohet për mosluftimin e korrupsionit, madje bëhen thirrje që politika t’i që duart nga gjyqësori. Deri në muajin nëntor të vitit aktual nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për “Korrupsion”, shkruan sot gazeta Zeri Edhe pse […]

Kosova e mposhtur nga korrupsioni Foto: Ilustrim

Sot më 9 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e që kjo ditë shënohet edhe në Kosovë.

Kosova kritikohet për mosluftimin e korrupsionit, madje bëhen thirrje që politika t’i që duart nga gjyqësori. Deri në muajin nëntor të vitit aktual nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për “Korrupsion”, shkruan sot gazeta Zeri

Edhe pse vazhdimisht ka pasur kritika nga ndërkombëtarët për luftimin e korrupsionit, Kosova edhe këtë vit ka humbur luftën kundër tij.

Po ashtu vlerësohet se edhe institucionet e drejtësisë nuk kanë marrë asnjëherë masa konkrete për luftimin e korrupsionit, i cili po mbetet sfidë për to.

Sipas drejtorit ekzekutiv i Intitutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj luftimi i korrupsionit kërkon vullnet politik e institucione të pavarura të drejtësisë.

Po ashtu Miftaraj për “Zërin” tha se deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për korrupsion. “Instituti i Kosovës për Drejtësi në muajin nëntor publikoi raportin ‘Dështimet speciale në luftimin e korrupsionit në Kosovë’. Ky raport konstaton se, sikurse vitet e mëhershme, edhe viti 2019 është vit i humbur në luftën kundër korrupsionit./ZERI/