“Korrupsioni dhe nepotizmi problem psikologjik!”

20.03.2019

Kryetari i Kuvendit e ka quajtur problem psikologjik korrupsionin dhe nepotizmin në Kosovë. Veseli e ka quajtur një krizë serioze të humbjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Paralajmëroi  veprime të pa mëshirshme ndaj të gjithëve që veprojnë kundër ligjit. Kadri Veseli gjatë një vizite në Agjencinë kundër korrupsionit, paralajmëroi masa të rrepta ndaj korrupsionit […]

“Korrupsioni dhe nepotizmi problem psikologjik!” Foto: Ilustrim

Kryetari i Kuvendit e ka quajtur problem psikologjik korrupsionin dhe nepotizmin në Kosovë.

Veseli e ka quajtur një krizë serioze të humbjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Paralajmëroi  veprime të pa mëshirshme ndaj të gjithëve që veprojnë kundër ligjit.

Kadri Veseli gjatë një vizite në Agjencinë kundër korrupsionit, paralajmëroi masa të rrepta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, ku nuk do të falet asnjë njeri, i cili ka dorë në këto dy dukuri.

Sipas tij, brenda familjeve ka filluar që korrupsioni të bëhet një problem psikologjik.

Madje, ai tha se korrupsioni dhe nepotizmi po shkaktojnë shtetit krizë të besimit.

“Prirjet e sëmura që nuk po ndalen dhe po duan ta vejnë në dyshim besimin në shtet, nuk do t’i tolerojmë dhe do t’u përgjigjemi siç duhet. Do të ndërmerren veprime dhe hapa për të ndërtuar politika dhe nxjerrë ligje të ashpra të cilat nuk janë parë asnjëherë në Kosovë”, theksoi Veseli.