Kjo është shpërndarja e ulëseve pas certifikimit të rezultateve
27.03.2025
Përbërja e re e kuvendit do të ketë shumë emra të vjetër, por të numërt janë edhe kandidatët që për herë të parë do ta ushtrojnë funksionin e ligjvënësit.
Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. Ky rezultat ia siguron Vetëvendosjes 48 ulëse në Kuvend.
Pas LVV-së në pozitën e dytë rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 190.000 vota apo 20.95% që kur përkthehet në ulese i bie 24 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në vendin e tretë gjendet Lidhja Demokratike (LDK) me mbi 170.000 mijë vota apo 18.27% që i bie 20 ulse.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 % apo 8 ulëse.

Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite