Kjo është pasuria e Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij. Dy shtëpi banimi, banesë, tokë, veturë e qindra mijëra euro para të gatshme është pasuria që posedon i pari i Qeverisë. Por, Haradinaj ka edhe një kredi në vlerë rreth 200 mijë euro, raporton Express.

Haradinaj në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi në vlerë prej 300 mijë euro, të cilën e ka lëshuar me qira, një shtëpi tjetëre banimi e cila kushton rreth 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë të 70 mijë euro.

Gjithashtu, Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se ka në pronësi edhe një truall që kushton mbi 27 mijë euro. Si pasuri të përbashkët, ai e ka deklaruar Kullën, që sipas tij kushton 270 mijë euro, dhe një tokë kodrinore në vlerë 75 mijë euro.

Si pasuri të paluajtshme, Haradinaj e ka deklaruar veturën e bashkëshortes, e cila ka kushtuar rreth 8 mijë euro.

Në bazë të regjistrimit për deklarimin e pasurisë, Haradinaj ka deklaruar që ka edhe borgje. Ai e ka një kredi në vlerë prej 133 mijë euro, të cilën e ka marrë për blerjen e shtëpisë e që pritet ta lajë në vitin 2031.

Ai ka edhe obligim tatimor në vlerë mbi 14 mijë euro, si dhe 20 mijë euro të tjera që i ka marrë kredi për banesë. Ndërkohë, që nuk i mungojnë as paratë e gatshme. Haradinaj ka deklaruar se i ka rreth 70 mijë euro para të gatshme në banka.

Të hyrat vjetore të tij e kapin shiftën e 100 mijë euro. Haradinaj merr mbi 73 mijë euro nga qeraja, 32 mijë euro të tjera nga paga mujore si kryeministër, dhe 2 mijë e 700 euro pension invalidor.

Gjithashtu bashkëshortja e kryeminitrit po del se fiton goxha shumë. Ku Anita Haradinaj merr rreth 8 mijë euro nga RTK’ja, 12 mijë euro nga kompania Elsig dhe 12 mijë euro të tjera nga Agjencioni i marketingut “Vibe”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.