[Zyrtare] Këto janë masat e reja anti-COVID

05.04.2021

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID. Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalën e tij ndër tjerash ka […]

[Zyrtare] Këto janë masat e reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID.

Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalën e tij ndër tjerash ka bër të ditur se do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 – 05:00 dhe që shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

Disa nga masat e reja do të jenë: ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00 përveç në rastet emergjente, ndalimi i aktiviteteve të gastronomisë përveç shërbimit “merr me veti” si dhe kalimi në formën online të mësimit për ciklin parauniversitar dhe universitar.

“Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (6 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19” thuhet në vendim.

Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).