Kanë mbetur edhe 115 vendvotime për rinumërim
Deri të dielën në mesnatë u rinumëruan 199 vendvotime, mbesin edhe 115. Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është vendosur që të rinumërohen. Kështu bëhet e ditur nga KQZ. Këto rinumërime janë bërë deri të dielën në mesnatë. Ndryshe, KQZ kishte vendosur që të rinumërojë […]
Foto: Ilustrim
Deri të dielën në mesnatë u rinumëruan 199 vendvotime, mbesin edhe 115.
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është vendosur që të rinumërohen. Kështu bëhet e ditur nga KQZ.
Këto rinumërime janë bërë deri të dielën në mesnatë. Ndryshe, KQZ kishte vendosur që të rinumërojë 314 vendvotime pas disa ankesave që janë bërë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime.
Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave.
Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.