Kadri Veseli në letër idenë e pezullimit të taksës

Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, e propozoi një ide në letër e cila ka për qëllim pezullimin e taksës për 120 ditë, ndaj mallrave të Serbisë dhe ato Bosnje e Hercegovina, sipas Veselit, këto dy shtete duhet të ndërmarrin një sërë masash nëse ata nuk dëshirojnë të kenë pasoja më të mëdha se sa taksa, pas 120 ditësh.

Presioni i madhë nga shteti aleat i vendit tonë, SHBA-të për krerët politik që të pezullohet taksa ndaj mallrave serb dhe ato boshnjake për ndryshe partneriteti mes Kosovës dhe Amerikës, do të shkojë drejt shkatërrimit, kjo situatë ka bërë që Kadri Veseli, të dorëzojë liderëve të tjerë të koalcionit qeverisës, një propozim i cili e hartoji në letër një ide e cila ka për qëllim pezullimin e taksës për 120 ditë.

Ky pezullim sipas, krerëve politik bëhet për shkak që të ruhen interesat e Kosovës dhe partneriteti me SHBA-të.

Takimi i cili ndodhi me 23 Janar, mes ambasadorit amerikan Philip Kosnett, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, i dha një dokument ambasadorit, ku në atë takim mori pjesë edhe Kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai dokument përbëhet nga 9 faqe, ku Klan Kosova arriti që ta sigurojë atë dokument, po ashtu edhe pas deklaratave të shumta të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për çështjen e pezullimit të taksës, shihet kjartë që propozimi i Kadri Veselit është duke u përputhur me deklaratat e Kosnett-it.

Nëse ky propozim i Veselit aprovohet për pezullimin e taksës prej 120 ditësh, është bërë e ditur se shteti i Serbisë do të rëndohet edhe më shumë.

Kushtet të cilat i parashehë dokumenti i propozuar nga Kadri Veseli përfshinë janë 10 kushte për shtetin Serb, dhe 7 kushte për shetin e Bosnjës.

Kushtet e Veselit për pezullim të taksës për shtetin e Serbisë janë këto:

1. Të zbatojë marrëveshjen për vendkalimet e përbashkëta në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe të tregohet bashkëpunuese në shkëmbimin e informatave dhe verifikimeve ndër-kufitare për qëllime të sigurisë dhe lehtësimit të tregtisë mes dy vendeve.
2. Të pranojë dhe njohë të gjitha dokumentet e mallrave, licencave, vulat dhe dokumentacionin e lëshuar nga autoritet e Republikës së Kosovës.
3. Të njohë barkodin dhe banderolat në produktet e Kosovës.
4. Dogana e Serbisë të pushojë njëherë e mirë përdorimin e vulave të strukturave paralele serbe në Kosovë, dhe të respektojë plotësisht angazhimin e marrë në marrëveshjen e arritur më 2 shtator 2011 në Bruksel për njohjen reciproke të vulave, si dhe obligimin që rrjedh brenda CEFTA-s – ku palët kanë rënë dakord që të përdorin vetëm vulat e konfirmuara për të gjithë anëtarët e kësaj organizate.
5.Të njohë targat e automjeteve të qytetarëve të Kosovës, si dhe dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.
6. Të eliminohen barrierat, standardet e dyfishta, ose keqtrajtimet që u bëhen pjesëtarëve të diasporës kosovare, të cilët kalojnë transit përmes Serbisë.
7. Të bëhet e mundur për udhëtarë të vendeve të treta që të hyjnë transit përmes Kosovës për në Serbi.
8. Në frymën e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona sovrane dhe në përputhje me angazhimet e marra përsipër në marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, Serbia duhet t’u japë fund përpjekjeve për të penguar dhe dëmtuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
9. Të zbatohen Marrëveshjet e Brukselit për rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit dhe rrugës kryesore në Mitrovicën veriore, duke liruar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në të dy pjesët e qytetit.
10. Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për Energjinë.

Ndërsa kushet e Veselit për pezullim të taksës për shtetin e Bosnje e Hercegovina janë këto:

1. Prej këtij shteti kërkohet që të njihen dokumentet tona të identifikimit dhe që të hiqen barrierat për qarkullimin e qytetarëve e biznesmenëve kosovarë në të dyja anët e kufirit. Kosova do të bëjë të njëjtin veprim reciprok menjëherë pas.
2. Angazhimi i Bosnjës dhe Hercegovinës që mos ta pengojë Kosovën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, duke nisur nga lejimi i përfshirjes së saj në Kartën e Adriatikut dhe mos-pengimin në të tjera nisma rajonale e ndërkombëtare.
3. Të pranojë dhe njohë të gjitha dokumentet e mallrave, licencave, vulat dhe dokumentacionin e lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
4. Të njohë barkodin dhe banderolat në produktet e Kosovës.
5. Dogana e Serbisë të pushojë njëherë e mirë përdorimin e vulave të strukturave paralele serbe në Kosovë, dhe të respektojë plotësisht angazhimin e marrë në marrëveshjen e arritur më 2 shtator 2011 në Bruksel për njohjen reciproke të vulave, si dhe obligimin që rrjedh brenda CEFTA-s – ku palët kanë rënë dakord që të përdorin vetëm vulat e konfirmuara për të gjithë anëtarët e kësaj organizate.
6. Të njohë targat e automjeteve të qytetarëve të Kosovës, si dhe të dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.
7. Autoritetet doganore të Bosnjës dhe Hercegovinës të dëshmojnë vullnet bashkëpunimi në shkëmbimin e informatave dhe verifikimeve ndër-kufitare me autoritetet shtetërore kosovare për qëllime të sigurisë dhe lehtësimit të tregtisë mes dy vendeve.

Kurse, masat gjatë periudhës së pezullimit të taksës, që parasheh dokumenti i Veselit janë këto:

1. Do të lejohen të hyjnë vetëm mallrat që importohen ose ri-eksportohen drejt Kosovës, nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat shoqërohen me dokumente të Republikës së Kosovës dhe i referohen me emrin e saj kushtetues.
2. Nga Serbia dhe Bonja e Hercegovina do të lejohen të hyjnë vetëm ato produkte që në etiketat e tyre paraqesin emrin e prodhuesit, importuesit-distributorit, adresën dhe emrin e qytetit, shtetit eksportues dhe shtetit pranues të mallit sipas emrit Kushtetues së Republikës së Kosovës.
3. Deklarata eksportuese dhe ri-eksportuese për mallrat për destinacion final për Republikën e Kosovës, që vijnë nga këto dy shtete, duhet të respektojnë emrin kushtetues të Republikës së Kosovës.
4. Nuk do të lejohen që të eksportohen ose ri-eksportohen drejt Kosovë mallra që shoqërohen me çfarëdo dokumenti fyes, provokues dhe anti-kushtetues për Republikën e Kosovës.
5. Mallrat që eksportohen ose ri-eksportohen drejt Kosovës, për t’u lejuar të hyjnë – duhet të përmbajnë përshkrimin e produktit në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

RAPORTO