Këto janë arsyet pse Kosova ka dështuar në INTERPOL

18.10.2019

Rrugëtimi i Kosovës, i nisur në vitin 2010, për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL po kurorëzohet me dështime të njëpasnjëshme të Kosovës. Ndonëse këtë rrugë e ka vështirësuar edhe lobimi agresiv i Serbisë, fajtorë kryesorë vlerësohen të jenë autoritetet kosovare, të cilat sipas njohësve të sigurisë nuk e kishin […]

Këto janë arsyet pse Kosova ka dështuar në INTERPOL Foto: Ilustrim

Rrugëtimi i Kosovës, i nisur në vitin 2010, për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL po kurorëzohet me dështime të njëpasnjëshme të Kosovës.

Ndonëse këtë rrugë e ka vështirësuar edhe lobimi agresiv i Serbisë, fajtorë kryesorë vlerësohen të jenë autoritetet kosovare, të cilat sipas njohësve të sigurisë nuk e kishin asnjëherë prioritet anëtarësimin aty

Ndonëse me një këmbë të thyer, pas dështimit të vitit 2018, Kosova edhe këtë vit i kishte hyrë rrugëtimit për të pestën herë më radhë për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Mirëpo edhe kësaj radhe Kosova dështoi ta finalizojë këtë rrugëtim, por kësaj here jo për shkak të mossigurimit të 2/3 të votave, por me kërkesën e autoriteteve kosovare, të cilët një ditë pasi kishte filluar Asambleja e kësaj organizate vendosën të shtyhet aplikimi i Kosovës për anëtarësim deri në vitin tjetër.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në fillim nuk e kishte përkrahur idenë që Kosova ta tërhiqte kërkesën e saj, mirëpo një ditë pasi kishte filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mori vendim që Kosova të stepej nga ky proces.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara e duke u bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e Kryeministrisë./ZERI/