Italia lehtëson masat e COVID-19 për kosovarët

Shteti i Italisë ka lehtësuar sot masat e COVID-19 për kosovarët me leje qëndrimi atje.

Qytetarët e Kosovës me leje qëndrimi në Itali mund të hyjnë duke paraqitur testin e koronës negativ.

Por edhe pas këtij rezultati ata duhet të karantinohen pas mbërritjes.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.

“Disa lajme të mira!

Rregulloret e reja #Covid lejojnë që qytetarët e #Kosovës me leje qëndrimi të udhëtojnë në #Itali, duke paraqitur një rezultat të testit negativ të kohëve të fundit dhe duke qëndruar në vetëizolim pas mbërritjes.

Shpresojmë se, me përmirësimin e përgjigjës së Kosovës ndaj virusit, do të pasojnë hapa më pozitivë!”, thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.