ISEFERI n’aksion që nga mëngjesi!
Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës edhe sot kompanitë e kontraktuara nga Komuna kanë vazhduar me hapjen e rrugëve. Në ndihmë kanë dalë edhe kompani private të vullnetit të mirë. ISEFERI SH.P.K. ka qenë njëra ndër kompanitë e cila i është përgjigjur ftesës së kryetarit për ndihmë duke vënë në dispozicion makineritë e tyre. Qysh […]
Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës edhe sot kompanitë e kontraktuara nga Komuna kanë vazhduar me hapjen e rrugëve. Në ndihmë kanë dalë edhe kompani private të vullnetit të mirë.
ISEFERI SH.P.K. ka qenë njëra ndër kompanitë e cila i është përgjigjur ftesës së kryetarit për ndihmë duke vënë në dispozicion makineritë e tyre. Qysh në orët e mëngjesit kjo kompani ka angazhuar ekipën dhe makineritë e saj për ti dalë në ndihmë kryetarit dhe në veçanti qytetarëve të komunës. Këtë e ka konfirmuar z.Ismail Seferi i kontaktuar nga redaksia jonë.
Më tutje ai ka shtuar se varësisht situatës gjatë ditës do të shtojmë numrin e makinerive aty ku e kërkon nevoja.
Kujtojmë se ishte kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj i cili mbrëmë kishte bërë thirrje për ndihmë si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës dhe pamundësisë së zhbllokimit të territorit të komunës në tërësi.