Humbja e Ukë Bytyçit, ishte humbje për Kosovën

26.10.2019

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë edhe njëherë ka shprehur dhimbjen për humbjen e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi. Përmes një njoftimi kjo degë ka vlerësuar figurën e Ukë Bytyçit dhe se humbja e tij është humbje si për familjen, LDK-në dhe për Kosovën. “Më 27.10.2002 në Suharekë ra heshtja, kudo lot, dëshpërim tek…

Humbja e Ukë Bytyçit, ishte humbje për Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë edhe njëherë ka shprehur dhimbjen për humbjen e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi.

Përmes një njoftimi kjo degë ka vlerësuar figurën e Ukë Bytyçit dhe se humbja e tij është humbje si për familjen, LDK-në dhe për Kosovën.

“Më 27.10.2002 në Suharekë ra heshtja, kudo lot, dëshpërim tek secili qytetar i Suharekës, një dorë vrastare sulmon për vdekje kryetarin tonë z.Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyçi, sulmon demokracinë, lirinë dhe vullnetin e secilit qytetar të Suharekës.

Humbja e kryetarit tonë z. Ukë Bytyçi ishte humbje e madhe për familjen e tij, për familjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Suharekën dhe qytetarët e saj, ishte humbje për Kosovën.

Sot, pas 17 vitesh kujtojmë me krenari veprën dhe jetën e kryetarit tonë, njeriun e guximshëm, njeriun e dijës, njeriun e demokracisë dhe vlerave të larta njerëzore.

Ne do t’i kujtojmë gjithmonë mbrojtësit e demokracisë Ukë Bytyçin, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin. Dhe do të luftojmë që demokracia dhe vullneti qytetar përfundimisht të triumfojnë !Lavdi jetës dhe veprës së tyre!” thuhet në njoftim.

Etiketat

Ofertat e fundit